Nuk ndalet shteti, edhe 1 i arrestuar për korrupsion në Kosovë

Publikuar më:

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi është arrestuar sot nën dyshimin për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Latifi është arrestuar paraditen e së mërkurës pas dyshimeve për përfshirje në rastin e marrjes së ryshfetit në vlerë prej 8,000.00 euro, për të cilin u arrestua të martën drejtori i Financave dhe Administratës së KPM-së, Arben Bilalli.

Me urdhër të prokurores së rastit, Latifi është dërguar në mbajtje për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, Visar Rrecaj, avokati i Luan Latifit.

“[Luan Latifi] është arrestuar sot në cilësinë e të dyshuarit, nën dyshimin për veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Komisionit të Pavarur të Mediave”, tha ai.

“Intervistimi ka filluar rreth orës 12:00. Ai është ndaluar aty rreth orës 11:30. Latifi nuk ka kurrfarë lidhje me rastin e djeshëm. Asnjë nga veprat nuk i kemi pranuar dhe nuk është i përfshirë në ato vepra”, ka thënë avokati i Latifit.

“Atij ka mundur t’i jetë përmendur emri si kryeshef ekzekutiv i KPM-së, por ai nuk ka kurrëfar lidhje me rastin e drejtorit të Financave”.

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, arrestoi të martën drejtorin e Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur për Media, Arben Bilalli.

Bilalli dyshohet se ka kërkuar 8 mijë euro nga pronari i një biznesi, bazuar në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Shtetit.

Arrestimi i Bilallit ndodhi nën dyshimin për marrje ryshfeti në vlerë prej 8,000 € (tetë mijë euro), me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.

Bilalli është në pozita të larta në Komisionin e Pavarur për Media që nga viti 2008.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.