Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Publikuar më:

Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull të veçantë gjendej në kufirin Kosovë-Serbi, ku grupe ekstremiste serbe të maskuar bllokuan pikat kufitare që lidhin me Kosovën.
Në artikull thuhet se autoritetet kosovare kanë mbyllur dy pikat e saj kufitare me Serbinë, pas protestave të organizuara në territorin serb – duke bllokuar rrugët dhe kthyer pas të gjithë pasagjerët që kanë dokumente të Kosovës, transmeton telegrafi.

Një grup i vogël i protestuesve janë mbledhur pak kilometra brenda territorit të Serbisë, në afërsi të tre pikëkalimeve kufitare ku po u kontrollohen shoferëve të veturave dokumentet, e ata që i kanë të lëshuara nga institucionet e Kosovës nuk po lejohen të kalojnë.

“Grupi i ekstremistëve të maskuara brenda territorit të Serbisë janë duke vepruar në mënyrë selektive dhe fashiste, duke ndalur qytetarët që përdorin Serbinë si vend tranziti”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një njoftim në Facebook.

Ai gjithashtu bëri të ditur se katër pikat tjera kufitare mbeten të hapura. E grupi po proteston kundër veprimeve të fundit të autoriteteve kosovare në veri të Mitrovicës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.