Nëna e Hashim Thaçit feston sot ditëlindjen e 87-të, në pritje të urimit nga Haga

Publikuar më:

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, sot mbush 87 vjet. Kjo është bërë me dije dje nëpërmjet një postimi në faqen Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.

Njoftimi i plotë i Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”:

Vitet po shkojnë, po shtohen, por malli i prindërve për bijtë e tyre kurrë nuk shuhet. Duke u torturuar në mendime për burgun e Hagës, nëna Hyrë që sot po pranon urime nga tërë familjarët, me padurim po e pret edhe thirrjen e djalit të saj, Hashimit, që këtë herë t’ia urojë ditëlindjen e 87-të. Më vete, sigurisht thotë: “Shkoi edhe një vit. Ishalla kam jetë ta pres deri sa të lirohet”.
Djali i saj ishte djalë i Kosovës që nga vitet e 90-ta. Në fillim si i përndjekur, më pas si luftëtar i lirisë dhe pastaj fati i popullit dhe i shtetit ishin preokupim jetësor i tij si lider. Lufta për liri, paqja, bashkëjetesa, shteti, zhvillimi e integrimi u bënë jeta e tij si kryeprotagonist i historisë së re të popullit dhe vendit tonë.

Nëna Hyrë nga ajo kohë nuk e kishte afër dhe po i mohohet ta ketë edhe tash në vitet e pleqërisë. Kjo është edhe një ditëlindje tjetër e saj pa të, por dita kur Hashim Thaçi do t’i kthehet familjes dhe Kosovës tashmë nuk është e largët.
Jetë të gjatë, nënës Hyrë!

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.