Zyrtare: Shkollat e mesme kryejnë mësimin më 21 qershor, filloret më 2 korrik

Publikuar më:

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndryshojë datat e përfundimit të vitit shkollor për këtë vit.


Sipas një vendimi të MASHT-it të nënshkruar sot nga ministrja Arbërie Nagavci, parashkollorët, klasat e para dhe të teta do të përfundojnë mësimin më 2 korrik.

Ndërsa klasat e 9,10,11 e përfundojnë mësimin me 21 qershor.

Kujtojmë se ditë më parë Nagavci ditë më parë në një konferencë për media kishte bërë të ditur se viti shkollor do të përfundojë më 2 korrik kurse testi i maturës do të mbahej më 26 qershor.

“Jepi zë” kishte raportuar javën e kaluar se Ministria do të marrë këtë vendim, që çon nxënësit më herët në pushim.

JU REKOMANDOJMË