Mitrovicasi Behrami: As që kam menduar të luaj për Kosovën bile, jam krenar që Zvicrës i dhashë gjithçka

Publikuar më:

Valon Behrami e ka pranuar se në kokën e tij kurrë nuk kishte menduar ta përfaqësojë atdheun e vet, Kosovën, madje as kur një gjë e tillë ishte bërë e mundur për të, si dhe ka nënvizuar se ndihet krenar që i ka dhënë gjithçka Zvicrës, vendit që e pranoi si refugjat.


Mesfushori i Genoas në Serie A – i lindur në një fshat të Mitrovicës – e përfaqësoi Zvicrën në 83 ndeshje ndërkombëtare para se ta humbiste vendin në kombëtaren helvetike në mënyrë zhgënjyese.

Behrami, bashkë me kosovarët e tjetër Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, e kishin mundësinë për ta zgjedhur ta përfaqësojnë Kosovën në vitin 2016 kur kombëtarja verdhekaltër u pranua në FIFA dhe UEFA, por ata zgjodhën të vazhdojë ta veshin fanellën e Zvicrës.

Duke folur për gazetën zvicerane NZZ am Sonntag , Behrami tha: “Ju e dini si kam mbërritur në Zvicër. Me asgjë. Nuk ka qenë e lehtë për mua si shqiptar. Jam krenar që kam dëshmuar se bëj gjithçka për Zvicrën.”

Në lidhje me Kosovën, 36-vjeçari shtoi: “Unë kurrë nuk e kam konsideruar të luaj për Kosovën, as kur u bë e mundur. Ka qenë shumë e qartë për mua se do t’i jepja gjithçka Zvicrës”.

Behrami shkoi në Zvicër si refugjat dhe u rrit në Ticino.

Ai i ka bërë 83 paraqitje për Zvicrën dhe ka marrë pjesë katër herë në Kupën e Botës me të, përfshirë në vitin 2018 në Rusi.

Pas Botërorit të 2018-es, trajneri serb Vladimir Petkovic e përjashtoi kosovarin nga planet e tij për kualifikime për Euro 2020, vendim të cilin Behrami e kishte quajtur politik.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.