Nesër marsh në Kosovë për t’u solidarizuar me Izraelin

Publikuar më:

Organizatori i marshit në mbështetje të Izraelit, Arlind Imeri, ka thënë se marshi paqësor në përkrahje të popullit Hebre, do të mbahet nesër, në Sheshin Skënderbeu, në ora 14:00.


Kështu ka njoftuar ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Imeri ka thënë se marshi i paraparë për nesër nuk ka karakter religjioz dhe as thirrje për të nxitur dhunë apo për të provokuar komunitete tjera, gjersa shtoi se ky marsh për qëllim ka thirrjen për paqe, solidarizimin me popullin Hebre i cili po përballet me sulme të pa ndërprera nga organizata terroriste Hamas.

“Marshi i thirrur për nesër nuk është marsh i organizuar kundër popullit Palestinez, por është thirrje për paqe mes dy vendeve por pa organizatën terroriste Hamas”, shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.