Lajm i mirë: Pas 8 ditësh hapen sallat e dasmave në Kosovë

Publikuar më:

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit (OHT), Hysen Sogojeva, drejtori ekzekutiv Visar Demolli, drejtori i estradës Afrim Muqiqi, drejtori i sallave të dasmave, Driton Hoti dhe anëtari i kryesisë Hamdi Bytyqi kanë mbajtur takim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia.

Siç thuhet në një njoftim, në këtë takim u bisedua lidhur me mundësinë e lehtësimit të masave në sektorët që i përfshin OHT-ja përfshirë: sallat e dasmave, pishinat, estradën etj.

Vendimi për lehtësimin e masave në këta sektorë pritet të merret më 26 maj, ditën kur përfaqësuesit e OHT-së dhe sektorëve të tjerë do ta zhvillojnë një takim tjetër me ministrin Vitia.

“Përfaqësuesit tanë dolën nga takimi me shumë besim dhe shumë shpresë që muaji Qershor do të na vijë me të gjitha kërkesat tona të aprovuara, në mënyrë që sa më parë të fillojë sezona edhe për ne!”, thuhet në një njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.