“I vdekuri” nga Mitrovica lajmërohet i gjallë pas 24 vitesh, ishte rrëmbyer gjatë luftës

Publikuar më:

Ka vite që lufta në Kosovë ka kaluar, por plagët për shumë njerëz të pagjetur ende është e hapur.

Kjo është një histori sa e vërtetë, aq e pabesueshme. Abedin Avdiun e gjeti 13 vjeç lufta në Kosovë. Në atë kohë së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur.

Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu, i cili u shfaq në ekran 24 vjet pas rrëmbimit, ndërsa kërkonte familjen e tij. Falë emisionit “Pa Gjurmë’’, transmetuar në televizionin Report Tv, familja Avdiu mësoi lajmin se djali i vogël, të cilin ata e dinin të vrarë, jetonte shëndosh e mirë.

Në një lidhje direkte nga Italia, Abedin Avdiu u surprizua nga moderatorja e programit Odeta Dume, e cila transmetoi videon e babait të tij, Ramadan Avdiu. 38-vjeçari i mbytur në lot nuk mund ta besonte se më në fund kishte gjetur familjen.

I rrëmbyer në moshën 13-vjeçare, Abedin Avdiu bashkë me 20 fëmijë të tjerë u dërguan në Itali nga rrëmbyesit, të cilët i detyronin të vidhnin. Fati donte që vogëlushi t’u shpëtonte rrrëmbyesve e të denonconte në polici autorët. Për vite të tëra u rrit në një jetimore në Itali. Vite më vonë vendosi të kërkojë familjen biologjike. Bashkimi i shumëpritur mes familjes Avdiu dhe djalit të tyre Abedinit pas 24 vjetësh ka emocionuar jo vetëm protagonistët e kësaj ngjarjeje, por të gjithëve ne. Kjo është një histori shprese dhe frymëzimi për këdo. /Albinfo

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.