Nesër protestë edhe FAST Kosova, njësia më kredibile e Policisë së Kosovës

Publikuar më:

Njësia Speciale Intervenuese (FIT) ka paralajmëruar protestën e radhës. Në protestë do t’i bashkangjitet edhe njësiti special i Policisë së Kosovës, FAST Kosova. Kështu bëjnë të ditur burimet e Paparacit.

Protesta do të mbahet nesër (e martë) duke filluar nga ora 12:00. Paralajmërimi tashmë u është dorëzuar stacionit policor Qendra në Prishtinë.

FAST është njësia më kredibile dhe arreston personat me rrezikshmëri të lartë. Ky njësit përbëhet nga një numër i të rinjve të cilët sipas njohësve janë trajnuar edhe jashtë vendit.

Kjo protestë mbahet për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat tjera.

Kujtojmë që kjo është protesta e dytë. Më 1 nëntor u mbajt protesta e parë para Qeverisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.