Policia bastis restauranin e gruas së Radojçiqit dhe banesën ku kishte banuar

Publikuar më:

Policia e Kosovës për momentin është duke bërë kontrolle në të paktën pesë lokacione pjesën veriore të Mitrovicës,

Siç bëri të ditur Policia në një njoftim për media, këto operacione  janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Policia njofton se operacioni është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR, njofton Policia e Kosovës.

Sipas medias lokale në Kossev, policia ka hyrë edhe në shtëpinë në Zveçan të një personi që është i lidhur me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, informacione këto ende të pakonfirmuara.

Ndërkohë edhe mediumi N1, raporton se është duke u kontrolluar në objekti ku ka jetuar Milan Radoiçiq para se të largohej nga Kosova.

Po ashtu Policia e Kosovës janë afër restorantit “Grej”, për të cilin  raportohet se është në pronësi të bashkëshortes së Radoiçiq.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.