Një serb dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke e qëlluar veten me arnë  

Publikuar më:

Nmë ngjarje i rëndë ka ndodhur të shtunën në veri, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet sei ka dhënë fund jetës së tij.

Rasti i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit në Zveçan, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se bëhet fjalë për një 69-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se viktima kishte ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri u gjet nga djali i tij në shtëpinë e tyre, i cili menjëherë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës me një armë, e cila u gjet në vendin e ngjarjes, ku ndodhi rasti i rëndë.

Me t’u përfunduar procedurat policore, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.