Mitrovicë: Burri e bën gruan për spital, ajo e denoncon në Polici

Publikuar më:

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të telasheve, një çift nga fshati Broboniq i Mitrovicës kanë përfunduar dje në stacion policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se burri dyshohet që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

28-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, teksa ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore në spital.

Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 41-vjeçari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.