Vrasja e argjentinases nga drenicaku, familja e dërmuar anulon dasmën e djalit

Publikuar më:

Një ngjarje e rënd ka ndodhur dje në Fushë Kosovë ku  një kosovar me shtetësi zvicerane është arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se e ka vrarë një 27-vjeçare argjentinase

Lajmi se një grua me origjinë nga Argjentina ka rënë për vdekje nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë ka marrë bujën edhe në shtetin e Zvicres

Siç raporton mediumi zviceran, “20minuten”, ai është një 32-vjeçar nga kantoni i Bernës.

Sipas mediave zvicerani, ai kishte udhëtuar drejt Kosovës së bashku me argjentinasin për dasmën e vëllait të tij. Ai kishte vetëm katër muaj që ishte në lidhje me 27-vjeçaren. “Ahengu me rreth 500 të ftuar është anuluar ndërkohë. Familja është plotësisht e dërmuar dhe nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur”, citojnë mediat dikë me njohuri për rastin, përcjell Gazeta10.

Sipas portalit LeCanton27.ch, kosovari mësohet se pas një debati e ka shtyrë argjentinasen nga dritarja në katin e gjashtë të hotelit. Ajo ka vdekur në spital për plagët e marra. Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vrasje dhe ka nisur hetimet.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) i Zvicrës ka konfirmuar arrestimin e shtetasit zviceran. “Ambasada jonë në Prishtinë është në kontakt me autoritetet përkatëse lokale. Për arsye të të dhënave dhe privatësisë, nuk mund të jepet asnjë informacion i mëtejshëm”, ka thënë një zëdhënës

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.