Automjeti i Njësisë Speciale e godet kamionin e vendosur si barrikadë në Leposaviq

Publikuar më:

Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviq, për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur.

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, po qëndron atje, prej ku e ka kapur këtë moment.

VIDEO
Qytetarët serbë që janë mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviqit për të penguar hyrjen e kryetarit Lulzim Hetemi, kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të gazetarëve.

Hetemi ende s’ka arritur të futet ende në objektin e komunës.

Më herët u raportua se në Komunën e Leposaviqit është lëshuar sërish alarmi, derisa afër objektit komunal është bllokuar rruga përmes një kamioni.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.