Richard Grenell takohet me Ramën: Duhet të bëjmë më shumë për të liruar Hashim Thaçin

Publikuar më:

Ish-zyrtari dhe ish-përefaqësuesi i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell ndodhet në Shqipëri për një vizitë informale ku është takuar me Kryeministrin Edi Rama.

Në takimin me kreun e qeverisë shqiptare, që e ka publikuar vetë në rrjetet sociale, Grenell thotë se duhet të bëjnë më shumë për të liruar nga burgu ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

“Drekova me Kryeministrin Edi Rama, të aleatit tonë më të madh në NATO, Shqipërisë, dhe ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar Hashim Thaçin që prej 3 vitesh ndodhet në burg në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se janë manipuluar nga Jack Smith”, ka shkruar Grenell në Twitter

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.