Ndalen kërkimet në kanalin e Ibër-Lepencit, nuk gjendet trupi i 4 vjeçarit

Publikuar më:

Një fëmijë i moshës katër vjeçare ka rënë sonte në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë.

Ekipet e zjarrfikësve, Policia si dhe ekipi i zhytjes dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, shkruan “Jepi zë”.

Por, kur janë bërë disa orë nga kërkimet, nuk është gjetur trupi i pajetë.

Kërkimet për sonte kanë përfunduar, pasi terri po pamundëson kërkimin me ritëm të shpejtë.

Kërkimet do të vazhdojnë ditën e nesërme.

JU REKOMANDOJMË