Është shtyer për disa minuta fillimi i ndeshjes së pestë finale mes Trepçës dhe Pejës.
Arsyeja e shtyerjes është pasi semafori i njërit kosh nuk po punon.
Kujtojmë që rezultati i serive pas katër ndeshjeve është i barabartë 2-2.
Skuadra që fiton ndeshjen e sotme do të shpallet Kampion i ri i Kosovës në Basketboll.