Kosova s’ka punëtorë as për “ilaç”

Publikuar më:

Mungesa e punëtorëve çdo ditë e po bëhet më evidente.
Ekipi i lajmi.net gjatë ditës së sotme qëndroi në shumicën e lagjeve të kryeqytetit, për të parë nga afër numrin e punëtorëve ekzistues dhe atyre që kërkohen.

Një prej arsyeve është fakti se thuhet që në Rrugën B, ka punëtorë që presin punëdhënës, por që gjatë ditës nuk u rastis asnjë i tillë.

Jo vetëm te lagjja e lartëcekur apo kudoqoftë në Prishtinë. Në secilin qytet tashmë është më se e vërejtshme që punëtorë thjesht nuk ka, madje as për punë elementare e ato të domosdoshme.

Bizneset i kanë vetëm dy rrugë. Përmirësim të kushteve ose sjelljen e tyre nga jashtë. Këtë të fundit veçse kanë filluar ta bëjnë.

Shpeshherë ka zëra për një empati negative sa i përket kësaj çështjeje, megjithatë letrat: “kërkojmë punëtor” apo “punëtorë” në gjithë vendin, janë dëshmi e qartë se vitet që po vijnë, do të jenë edhe më të vështira në gjetjen e punëtorëve.

Më poshtë edhe storia e plotë:

https://fb.watch/kpORbEMvlS/?mibextid=v7YzmG

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.