Organizata Bereqeti në Mitrovicë ka njoftuar se ka nisur një aksion për mbledhjen e parave për shërimin e F. Emini nga Mitrovica.
Sipas njoftimit, operimi kushton 5 mijë euro dhe kryhet në Spitalin Amerikan, shkruan “Jepi zë”.
Ky është njoftimi i plotë i Bereqetit:
Në këtë ditë të bekuar të xhumas, po nisin një aksion të vogël humanitare,por me rëndësi të madhe.
Vëllau ynë F. Emini nga Mitrovica i duhet të operohet urgjentisht me qëllim të ruajtjes së funksionit të veshkave, ky është operim i përsëritur disa herë dhe QKUK ka rekomanduar operim jashtë vendit pasi që i njëjti nuk mund të kryhet në institucionet vendore.
Për fat ky operim po kryhet në spitalin amerikan në Kosovë, dhe vlera e operimit është 5000 euro.
Ftojmë të gjithë bamirësit të na bashkangjiten në këtë aksion bamirës.






