Aksion në zyrat e kompanisë së pastrimit, 9 persona shoqërohen në polici

Publikuar më:

9 persona zyrtarë të kompanisë “Ambienti” janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Sipas informacionit aksioni është ende duke vazhduar, ndërsa personat e arrestuar janë anëtare të bordit të ndërmarrjes publike “Ambienti”.

Por në mesin e të arrestuar ka dhe persona që nuk janë zyrtarë të kësaj kompanie.

Më poshtë mund ta lexoni dhe reagimin e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla për ketë rast.

Xhelal Sveçla, ka reaguar në pas bastisjeve që janë i ka bërë Policia e Kosovës, nga Njësiti i kundër krimeve ekonomike në në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë.

“Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar”, ka shkruar Sveçla.

“Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cenon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë”, ka theksuar ai.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bordi i Kompanisë Pastrimit “Ambienti” në Pejë dhe çdo person që ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare do të ballafaqohet me drejtësinë.

“Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar”, ka përfunduar Sveçla.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.