“Western Union PO, du me votu JO”, mërgimtarët në Zvicër bllokojnë Konsullatën e Kosovës me qese mbeturinash

Publikuar më:

Shoqata e Studentëve shqiptarë në Gjenevë ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ-së, ku shumë bashkëatdhtarët e kanë të pamundur të votojnë, kurse tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’i telefojnë, që ka shkaktuar reagime të shumta.


Duke u bazuar në zhvillimet e fundit, studentët shqiptarë në Zvicër kanë ndërmarrë të dielën një aksion simbolik para Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë.

Sipas tyre, ky veprim synon të denoncojë mungesën e vullnetit politik nga ana e institucioneve për të lehtësuar pjesëmarrjen qytetare të diasporës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Të gjitha pengesat që ne parashtrojmë në njoftimin “Vota e Diasporës” janë vendosur për të parandaluar ushtrimin e së drejtës së votes”, thonë ata, raporton albinfo.ch.

Protestuesit kanë thënë se duan të potencojnë se asnjë individ që punon në Konsullatë nuk është në shënjestër të këtij veprimi.

“Konsiderojmë se ky vend u përket qytetarëve të Kosovës dhe se zyrtarët e tij u shërbejnë njerëzve dhe jo e kundërta. Për më tepër, Shteti i Kosovës duhet të garantojë burimet njerëzore dhe financiare për t’i mundësuar Ambasadat dhe Konsullatat të kryejnë procesin zgjedhor. Në këtë drejtim, simbolikisht ua lehtësojmë punën organeve tona shtetërore. Preferuam të transmetonim votat e diasporës në qese mbeturinash sepse besojmë se ky është fati i tyre”, thonë ata.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.