Mashtrimi i 20-vjeçares që u prezantua si mjeke në Mitrovicë

Publikuar më:

Një 20 vjeçare nga Mitrovica dyshohet të ketë mashtruar gjithë personelin shëndetësorë duke zhvilluar praktikën si mjeke në QMF të Mitrovicës.Nga Drejtoria e Qendrës Kryesore Familjare thonë se personi në fjalë ka nisur praktikën pa dijeninë e personelit shëndetësore derisa është larguar pasi i janë kërkuar dokumentet përkatëse.

Muaj më parë, një vajzë e re nga Mitrovica, Valmire Sadriu ishte bërë lajm në mediat lokale si mjeke e cila fiton të drejtën e specializimit në Londër.

Në gusht të vitit 2022, Valmira kishte nisur praktikën si mjeke në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Por pranë autoriteteve nuk kishte dorëzuar asnjë dokument që dëshmon shkollimin dhe  profesionalizmin e saj.

Për rreth 2 javë ajo ka vazhduar praktikën ndonëse për një gjë të tillë personeli nuk ka qenë në dijeni dhe askush nuk ishte kujtuar për dokumentet e saj.

Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Ai thotë se personi ka nisur praktikën duke thënë se është dërguar nga menaxhmenti dhe ishte larguar menjëherë sapo i ishin kërkuar dokumentet.

Edhe Drejtori i Shëndetësisë në Komunë, Fahri Shabani thotë se është njoftuar për një gjë të tillë për të cilën nuk dihen qëllimet pse ka ndodhur.

Kanal10 ka kontaktuar edhe Valmira Sadriun e cila ka thënë se informatat e tilla nuk janë të vërteta sepse askush nuk i ka kërkuar asnjë dokument.

Për rastin nga drejtoria thonë se nuk kanë njoftuar organet kompetente pasi e kanë konsideruar se e njëjta nuk ka shkaktuar dëme megjithëse ka të bëj me një rast mashtrimi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.