LAJMI I FUNDIT: Anulohet kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Publikuar më:

Është anuluar kontrata për segmentin Milloshevë-Mitrovicë në kuadër të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, ka mësuar KOHA.

Ministria e Mjedisit ka arsyetuar shkëputjen e kontratës me dy kompani për “mospërmbajtje” të kushteve të kontratës nga operatorët ekonomikë.

Kontrata në fjalë për rrugën M2, ka qenë për shtrimin e rrugës në gjatësi prej rreth 10 kilometrash.

Rruga Prishtinë-Mitrovicë ka më shumë se 10 vjet që ka nisur së ndërtuari, por ende nuk ka përfunduar.

KOHA ka provuar të marrë sqarime shtesë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, por në ministri kanë thënë se së shpejti do të dalin me njoftim zyrtar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.