Kryeministri Kurti tregon arsyen që s’po përfundon rruga Mitrovicë-Prishtinë

Publikuar më:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rruga Prishtinë – Mitrovicë s’ka pengesa politike por veç pronësore e kadastrale.

I pari i qeverisë tha se janë të kufizuar nga mospërgatitjet që janë bërë kur ka filluar të shtrohet rruga, teksa shtoi se këtë problem s’e kanë veç me këtë rrugë, por edhe me atë Prishtinë – Podujevë.

“Fillon shtrimi i asfaltit pa u bërë sqarimet e hollësishme për të gjitha pronat. Dhe më pastaj krijohen vonesa të jashtëzakonshme sepse nuk është kryer puna paraprakisht”.

“Pra, fazat e ndërtimit të një rruge s’kanë qenë të qarta, janë ngatërruar hapat, përfshirë edhe qartësinë deri në hollësi të shpronësimeve është shtruar asfalti e pastaj s’është mundur të shtrohet më tej, pikërisht që janë shfaqur probleme të mëvonshme që është dashur të sqarohen qysh në fillim”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti tha se s’ka asnjë punë të kryer nga asnjë operator ekonomik të cilët nuk janë paguar.

“Ka punë të pakryera që s’mund të paguhen sepse janë të pakryera, por s’ka punë të kryera që kanë ngelur të papaguara”, është shprehur Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.