Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përplasur ashpër me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në Kuvend.
Kurti ia ka përmendur Haradinajt takimin me Milan Radojiçiqi.
“Para 4 viteve kryekrimineli atje, është pritj në zyrën e kryeministrit në Prishtinë. A sot është në Listën e Zezë të Amerikës. Ky është dallim i madh. Nuk është as në veri të Kosovës. Ka ardhur në veri për një video. Më shisni moral e patriotizëm se iu njohim mirë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës është krenuar me arritjet e Qeverisë në veri.
“Më mirë do të kishte qenë që në vitin 2011 të zbatohet. Kurrë s’ka pasur më shumë luftim të krimit, e mbyllje të rrugëve ilegale më shumë se sa tash. A e kemi realizuar qëllimin, jo. Por luftim të krimit më shumë se asnjëherë”, është shprehur kryeministri.
“Për bindjen tonë, më mirë të hiqen edh stickerat sepse nuk janë në fushën e standardeve ndërkombëtare. Besoj që në rrethanat aktuale kemi marrë vendime të mëdha. E kemi mbështetjen amerikano-evropiane, dhe në anën tjetër vendimet e qeverisë nisin të zbatohen më datën 1 shtator. Meqë rast të dielën e 31 korrikut, është parë se cka janë strukturat ilegale të Serbisë”, theksoi kryeministri Kurti.