Policia e Kosovës shpëton një vajzë që deshi të vetëvritej në lumin Ibër

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:00, në një lokacion afër Dudi Kërshit në veri të Mitrovicës, është realizuar me sukses operacioni për shpëtimin e një vajze.

Kjo e fundit kishte për qëllim të bënte vetëvrasje në lumin Ibër, shkruan Jepi zë.

Raporti policor:

“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në lokacionin “Dudi Kërsh” në Zveçan, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, i kanë shpëtuar jetën një vajze e cila po mbytej në lumin Ibër afër urës së re në Ibër, njofton Mitropol.Gjegjësisht, pjesëtarët e PK-së, (PK0262) R.K. dhe (PK7403) E.P. kanë pikasur gruan N.R. , e cila ka kërkuar ndihmë për vajzën e saj L.R (e lindur më 1998 në Mitrovicë), e cila pati për qëllim të bëjë vetëvrasje me mbytje. Pa hezituar polici E.P. ka hyrë në lumë dhe e ka tërhequr zvarrë në breg”.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.