Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, janë disa nga zyrtarët e lartë publik që do t’iu kontrollohet pasuria e tyre nga Agjencia kundër Korrupsionit (AKK).
Gjatë shortit që është hedhur të mërkurën nga Agjencia Kundër Korrupsion, në mesin e zyrtarëve që do t’i kontrollohet pasuria janë edhe disa zëvendëskryeministra, ministra, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarë të partive e kryetarë komunash.
Nga zyrtarët e Komunës së Mitrovicës Jugore që do t’u kontrollohet detajihsht pasuria, është edhe drejtori i Urbanizmit, Edison Tërnava.
Sipas praktikës, AntiKorrupsioni kontrollon detajisht pasurinë e zyrtarëve që u bie shorti.