“I ki afat 24 orë me ma liru shpinë se dije çka të gjen”, dalin detaje si Vali Corleone e kërcënoi babain

Publikuar më:

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata që ndaj Princ Valentino Corleone të caktohet masa e paraburgimit, në ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, si i dyshuar për dhunë në familje.

Sinjali ka siguruar kërkesën e Prokurorisë me detaje lidhur me ngjarjen që ndodhi në familjen Sylejmani, mesnatën e 21 marsit.

Gjithçka ndodhi derisa dy prindërit e tij, ishin duke fjetur në shtëpinë e tyre, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, në Gjilan.

Vali Corleone dyshohet se rreth orës 02:00 pas mesnate, me dashje dhe me qëllim të ushtrimit të pushtetit, kontrollit dhe cenimit të dinjitetit te babai i tij, përmes sjelljeve dhe fjalëve ka nxitur frikë duke e kanosur dhe duke tentuar që të njëjtin ta largojë nga shtëpia.

Derisa prindërit e tij ishin në dhomë duke fjetur, Vali dyshohet se ka hyrë dhe duke bërtitur e ka kërcënuar babain e tij me fjalët  “i ki afat 24 orë me ma liru shpinë se dije çka të gjen”, duke i shkaktuar dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional. Pasi djali e kërcënoi, babai u detyrua që të largohet nga shtëpia dhe e denoncoi rastin në Polici.

JU REKOMANDOJMË