Një polic ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Mitrovicë.
Jepi zë ka mësuar se polici i vrarë ishte rreth 40 vjeç.
Siç u raportua, ai mund të ketë qëlluar veten aksidentalisht me armë, gjatë ushtrimeve të gjuajtjes në poligon.
Jepi zë ka mësuar gjithashtu se i vrari është zyrtari B.T nga Stacioni i Veriut.