Labi: Profesor do të vizitoj nesër, do të ju bëjë dhuratë 3 ditë pushim në Shqipëri ose Turqi

Publikuar më:

Këngëtari Labinot Tahiri, thotë se nesër do ta vizitojë profesorin e biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci, të cilit thotë se do t’i bëjë një dhuratë.

Labi shkruan se dhurata për profesorin vije nga “Dora e Shqiptarëve”, për të shkuar në pushime 3 ditë në Shqipëri ose në Turqi.

“Vella, vazhdo jetën tënde ashtu siq je , sepse po të jesh vetvetja të do Zoti, e kur të do Zoti nuk ke pse merzitesh për asgjë”, i shkruan Labi ndër të tjera profesorit.

Postimi i tij i plotë:

🖐🏻🤝Prof i dashur, pata vendosur me u marr vetëm me punët e mia dhe me raste të cilat kanë nevojë për sherim, sepse ndryshe , ketu gjithçka është politizuar.

Prof i dashur, ju keni bërë punën më të mirë, duke i motivuar nxënësit dhe duke ju dhuruar vullnet me ato video supër personale, në kohën kur e gjithë RINIA E KOSOVËS është jashtemase e deshperuar.

Vella, vazhdo jetën tënde ashtu siq je , sepse po të jesh vetvetja të do Zoti, e kur të do Zoti nuk ke pse merzitesh për asgje.

Ju jeni mesues , jeni një HERO.

PROF i dashur, nesër do të vizitojë dhe do të ju dhurojë një dhuratë nga ” Dora e Shqiptarëve” qē të shkoni në pushime 3 ditë , Shqipëri ose në Turqi.🤝😉thjeshtë theje deri N’rrahime siq e perdorim ne në shoqeri😄😄

Te duam,

Me respekt për ju, nxënësi , nxënësit dhe vellau me të gjithë shqiptarët.

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

JU REKOMANDOJMË