64-vjeçari sulmon seksualisht të miturën në autobus

Publikuar më:

64-vjeçari sulmon seksualisht të miturën në autobusin

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Viktimat jo rrallëherë janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, e shumë herë edhe të moshuar, siç ndodhi me rastin e fundit në Prishtinë. Policia tashmë ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Rasti i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur në autobusin 4 të trafikut urban në Prishtinë, ku një i moshuar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

E mitura e ka denoncuar në Polici dhe i njëjti është identifikuar dhe prangosur.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Xhemajl Ferizin, 64-vjeçar – i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima bashkë me një dëshmitar e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se si u përballë me të dyshuarin, derisa ishte në autobus.

Sipas dëshmisë së saj, teksa i njëjti ka qenë i ulur në ulësen afër saj, e ka prekur në organin gjenital, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima është larguar menjëherë dhe ka kërkuar që të dalë nga autobusi.

Pasi është siguruar prezenca e të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.