4 milionë euro në sezon – Kaq do të jetë paga e Granit Xhakës te Milani

Publikuar më:

Milani thuhet se ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka. Sipas “Calciomercato.com”, mesfushori me përvojë ka pranuar një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon, plus bonuse, shkruan Gazeta Sinjali.

Rossonerët tani janë në fazën e negociatave me klubin gjerman, i cili këtë verë ka humbur disa nga yjet kryesorë: Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong janë transferuar te Liverpooli, ndërsa Jonathan Tah te Bayern Munichu.

Milani raportohet se do të ofrojë 10 milionë euro për ta bindur Leverkusenin të lejojë largimin e Xhakës, i cili sezonin e fundit shënoi dy gola dhe dha shtatë asistime në 34 paraqitje në Bundesligë, nën drejtimin e Xabi Alonsos.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.