38 vjeçari shqiptar e pranon para policëve se vrau dhe groposi 8 vjeçarin

Publikuar më:

38-vjeçari Klodian Çalamani ka pranuar para efektivëve të Policisë në Shqipëri se vrau komshiun e tij 8-vjeçar dhe trupin e tij e varrosi në oborrin e banesës.

Çalamani goditi me sende të forta 8-vjeçarin dhe e mbuloi trupin e tij me baltë. Pas krimit të rëndë ai u gjet nga efektivët e policisë duke konsumuar alkool në banesën e tij.

Ka qenë një kamera sigurie, ajo që filmoi momentet kur 38-vjeçari mori djalin e vogël dhe e futi në banesën e tij. Ndërkohë familjarët e djalit të vogël kërkonin prej orësh të miturin dhe kishin bërë edhe denoncimin në policisë.

Banorët shprehen e se autori i ngjarjes, jetonte vetëm dhe nuk kishte komunikim me familjarët e tij.

Ata e njihinin si person problematik dhe me probleme mendore, por zyrtarisht nuk figuron si person i pajisur me një kartelë psikiatrike./Euronews Albania

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.