Ish ushtari j FSK-së ka kujtuar me dhimbje e krenari babain e tij, i cili u vra nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës, vetëm pse ishte shqiptar dhe kërkonte lirinë e vendit të vet. Në këtë ditë, babai i tij u bë pjesë e historisë si një nga ata që sakrifikuan jetën për çlirimin e Kosovës.
Në mesazhin e tij, ushtari thekson se edhe pse mungesa e babait ndjehet çdo ditë, krenaria për të është më e madhe se dhimbja. Në nder të tij, ai i ka vënë djalit emrin e të atit, me qëllim që emri i tij të jetojë përgjithmonë në familje.
Ai rrëfen se dikur, me uniformë dhe armë në dorë, nderonte varrin e të atit me krenari. Por sot, për shkak të mungesës së përkrahjes institucionale dhe trajtimit njerëzor, është larguar nga vendlindja, si shumë të rinj të tjerë. Pavarësisht kësaj, ai premton se do të vazhdojë ta nderojë babanë e tij kudo që të jetë.
Në fund, ai lutet që Zoti t’i bashkojë me të atin në botën tjetër, duke u shprehur me mirënjohje për të gjithë dëshmorët e kombit dhe duke u shprehur nder dhe respekt për familjet e tyre, UÇK-në, veteranët dhe invalidët e luftës.