24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike, Çitaku: Një pacient në gjendje më të rëndë

Publikuar më:

Shefi i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku ka deklaruar se 24 raste janë të lajmëruara, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike vetëm gjatë natës së mbrëmshme.

“Deri tani kemi 24 raste të lajmëruara, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike. Prej tyre një ka qenë në gjendje më të rëndë që ka ardhur nga Prizreni dhe është duke u trajtuar ende, tre i kemi me lëndime në regjionin e syrit, ndërsa të tjerët kryesisht janë në ekstremitete të lënduar “, deklaroi ai.

Çitaku tha se janë shtatë-tetë raste që janë ndalur në Prizren për trajtim.

“Gjendje shumë e rëndë dhe është pikëpyetje, por megjithatë po mundohemi të bëjmë diçka. Ai fatkeqësisht është gjeneratë e re e vitit 1999. Si duket ka qenë një eksplodim shumë i madh, megjithatë sipas informatave që kemi janë shtatë-tetë raste qe janë ndalur në Prizren. Lëndimet kanë qenë të mëdha praktikisht të krejt trupit, shumë të rënda, sidomos të ekstremiteteve, të kokës dhe fytyrës”, shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.