2 djemtë që u rrahën për femra në Shëngjin, janë nga Mitrovica

Publikuar më:

Janë publikuar pamjet e sherrit të rëndë në Shëngjin mes katër djemve pas konfliktit për një femër.


Aty duket se mbajnë në duar shufra hekuri dhe shkopinj teksa godasin me forcë njëri-tjetrin në mes të rrugës. Ndonëse makinat dhe banorët kalojnë pranë tyre, ata nuk ndalen dhe vijojnë të zihen duke përdorur shufrat e hekurit dhe shkopinjtë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjithçka nisi në plazh nga debati: “E pashë unë i pari…”

Dy vëllezërit nga Kosova të identifikuar si Çlirim dhe Qëndrim Zeneli, 23 dhe 21 vjeç u zunë me vëllezërit nga Shëngjini, të identifikuar si Amarildo dhe Adriano Jushi, të dy 24 vjeç.

Gazeta “Jepi zë” mëson se kosovarët vijnë nga qyteti i Mitrovicës dhe ishin në pushime në kohën kur ndodhi incidenti.

Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Të katërt kanë marrë dëmtime të lehta  dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.