17 qytetarë të lënduar nga rrokullisja e autobusit që shkonte në Rugovë

Publikuar më:

Foto Ilustrim

Sot u raportua për një vetaksident të një autobusi në Rugovë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se 17 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rugova, njoftoi se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur  si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lendimr trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, ka thënë Rugova

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.