10-vjeçari Aurel Krasniqi zhduket pa gjurmë – familja alarmon Policinë

Publikuar më:

Një rast shqetësues është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një fëmijë 10-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që nga pasditja e djeshme.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:30, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës është paraqitur nëna e të miturit Aurel Krasniqi, e cila ka raportuar se djali i saj kishte dalë nga banesa në rrugën “Hajrullah Zymi” më 29 prill 2025, rreth orës 16:30, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në shtëpi.

Sipas përshkrimit të dhënë nga familjarja, Aureli është i gjatë rreth 1.50 metra, peshon 45 kilogramë, ka sy të zinj dhe flokë të kaftë, ndërsa në momentin e zhdukjes kishte të veshur një duks ngjyrë gri.

Aurel Krasniqi
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, është njoftuar menjëherë Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti si “Person i zhdukur”.

Policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për lokalizimin dhe kthimin e të miturit. Familjarët janë në ankth dhe kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë parë djalin

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.