Nafta në Gjilan 1.16 e në qytetet tjera 1.34 – Çka po ndodhë me çmimet e derivateve?

Publikuar më:

Tash e një kohë derivatet po shitet me çmime të ndryshme brenda Kosovës. Në Gjilan 1 litër naftë po shitet 1 euro e 16 cent ndërkohë në Prishtinë 1.34 euro. Pra me një diferencë prej 18 cent. Për këtë parregullsi, Insajderi ka kontaktuar kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani.

Berjani tha se me këtë veprim kompani të vogla të derivateve në Gjilan, janë pranë falimentimit. Për këtë thotë ai se javën e kaluar mbajtën edhe një Kuvend me anëtarësinë e regjionit të Anamoravës.

“Si Shoqata e Naftëtarëve e kemi thirrë të premten Kuvendin e Shoqatës me iniciativën e anëtarësisë të  Shoqatës të regjionit Anamoravës. Thirrja ishte rasti i cili është duke u zhvillu ne Gjilan ku derivatet e naftës po shiten ndër çmim furnizus.1.16 ku kompanitë e vogla janë para falimentimit”, tha ai përcjell Insajderi.

I pari i naftëtarëve bëri me dije se ata kanë kërkuar takim edhe me kryeministrin, Ablin Kurti e që janë në pritje të përgjigjes së tij.

“Në Kuvend u ngritën zëra të ndryshëm dhe kërkuam takim me Agjencionin e konkurrencës ku premtuan që do t’i marrin masat ligjore. Gjithashtu në takim me Agjencioni e konkurrencës ishte edhe kryeinspektorja Fexhrie Salihi ku edhe ajo dha kontributin e vet në këtë takim. Shoqata ju del në mbrojte të kompanive të vogla dhe kemi kërku një takim me kryeministrin Albin Kurtin. Mu u shit nafta në Gjilan 1.16 e në  Prishtinë 1.34 kjo nuk është në rregull. Është treg i lirë po diferencë e madhe me Gjilanin”, u shpreh Berjani.

“Për mu është një skandal i radhës së ne naftëtarëve po ankohemi se nuk po mbulohemi me 12 cent e tash po shitet derivati 1.16 euro”, potecoi ai.

Edhe njëherë, kryetari konfirmoi se çmimet e derivateve në Kosovë janë më të lirat në rajon.

“Çmimet e derivateve sot në Kosovë përafërsisht janë Dizelli 1.29 Benz 1.34. Në Shqipëri Dizelli 1.89 cent Benz. 1.90 cent Serbia Diz. 1.86 cent Benz 1.87 cent. Jemi më të lirët në regjion”.

Mbetet të shihet në Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të ndërmarrin ndonjë veprim konkret ndaj këtyre parregullsive.

JU REKOMANDOJMË