Ujësjellësi njofton se 8 fshatra dhe një pjesë e qytetit të Vushtrrisë nesër për 24 orë nuk do të kenë ujë

Publikuar më:

Ujësjellësi Rajonal ka njoftuar se 8 fshatra dhe një pjesë e qytetit të Vushtrrisë nuk do të kenë ujë për 24 orë.

Nesër me datë 22.06.2024 përgjatë rrugës nacionale M2 Vushtrri – Prishtinë do të zhvillohen punime në devijimin e gypit furnizues PE – 315mm.
Punimet zhvillohen nga ana e Operatorit Ekonomik i cili është bartës i punimeve të cilat priten të përfundojnë brenda 24 orëve, pra deri me datë: 23.06.2024.

“Gjatë kësaj kohe do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për konsumatorët e fshatrave:

– Nedakoc,
– Pestovë,
– Sfaraçak,
– Maxhunajt,
– Kampi i KFOR-it,
– Stanoci i Epërm,
– Stanoci i Ulët
– Lumi i Madh
– Gracë
– pjesët nën dhe mbi maxhistrale në fillim të qytetit”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË