Ministri i Finanacave Hekuran Murati ka njoftuar sot për atë se çka mbulon Qeveria e Kosovës sa i përket policës kufitare dhe ka sqaruar se çfarë nuk përfshihet në kuadër të subvencionimit. Murati ka treguar se në subvencionimin e policës kufitare nuk përfshihen ato me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat, etj, shkruan Express.
Ai ka thënë se së bashkë me ministrin Sveçla, guvernatorin Ismaili, dhe BKS-në, kanë nënshkruar edhe marrëveshjen e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.