MeteoKosova: Një stuhi e fuqishme është krijuar mes Vushtrrisë dhe Podujevës

Publikuar më:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar që sot mund të ketë reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Moti i ligë pritet t’i përfshijë dy komuna, njofton Meteo Kosova.

Në postimin e tyre të fundit thuhet se një stuhi shumë e fuqishme është krijuar në mes të Vushtrrisë dhe Podujevës.

Madje theksohet se Podujeva pritet të goditet pas pak!

“Kujdes! Një stuhi shumë e fuqishme është krijuar në mes të Vushtrrisë dhe Podujevës, kjo e fundit pritet të goditet pas pak!”.

JU REKOMANDOJMË