Kurti: Vetëvendosja në vitin 2025 do t’i fitojë zgjedhjet lokale dhe qendrore

Publikuar më:

Kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e ka mbajtur një fjalim para anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie në kuadër të “Javës së Lëvizjes” në 19 vjetorin e themelimit.

Kurti tha se subjekti politik që ai drejton, në vitin 2025 do t’i fitojë dy palë zgjedhje, ato qëndrore dhe lokale.

Ai bëri pak shaka edhe me opozitën duke thënë se “nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet pafundësisht”.

“Në vitin 2025 do t’I kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveç se do ta kremtojnë 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, por patjetër patjetër më 2025 do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”, tha Kurti.

“Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli fjala vjen Ballkani i Suharekës. Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le ta fitojë Vetëvendosja vitin 2025 edhe kampionatin edhe Kupën”, theksoi ai.

JU REKOMANDOJMË