Posta e Kosovës me degë të re në Banjskë të Zveçanit, pritet të hapet edhe në tri komunat tjera veriore

Publikuar më:

Posta e Kosovës me degë të re në Banjskë të Zveçanit, pritet të hapet edhe në tri komunat tjera veriore

Posta e Kosovës ka vazhduar shtrirjen e saj edhe në katër komunat veriore. Së fundmi, një degë e saj është hapur në kompleksin Rajska Banja në Banjskë të Zveçanit, ku qytetarët serbë po i kryejnë shërbimet komunale. Teksa deri në fund të vitit, degë të tjera pritet të hapen edhe në tri komunat tjera veriore.
Për t’i kryer pagesat komunale, tani e kanë më të lehtë.

Krejt kjo pas hapjes së Postës së Kosovës në veri.

Pas nëntë muajsh nga sulmi paraushtarak serb në Banjskë të Zveçanit, kjo postë  është hapur në një pjesë të këtij kompleksi, i cili pas privatizimit të AKP-së, u dha me qera për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kryesindikalisti i punëtorëve të Postës, Bujar Shala konfirmoi për Tëvë1 se në këtë pikë, punon tashmë një zyrtar i nacionalitetit serb, ndërsa theksoi se pika të tilla do të hapen edhe në tri komunat tjera.

“Posta e ka obligim ligjor që të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, tash e mbi një muaj është hapur në Banjskë është punëtor i Postës është i nacionaliteti serb që punon aty. Po kryhen shërbimet normal po pritet mirë nga qytetarët. 01:56  Të gjitha pagesat, kryhen përmes Postës së Kosovës, janë ato të ujit, higjienës, tatimit doganave, të gjitha shërbimet. 00:25 ne kemi edhe në Leposaviq, Zveçan, kemi katër pesë pika, kemi punëtorë të komuniteti serb”, tha Shala.

E krejt kjo po bëhet pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës për të larguar postën e Serbisë në katër komunat veriore.

“Largimi i postës së Serbisë ka ndodh, ata i kanë për check point në kufijtë e vet, edhe qaty i kryjnë shërbimet edhe po kthehen qytetarët, përmes valutës që dinari nuk do të ekzsiton deri në fund të vitit, Posta e Kosovës do të jetë relevante për me u kry shërbimet për qytetarët”, tha kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, Nexhat Ugljanin.

Teksa vlerësohet se është mese e nevojshme që qytetarët serbë të kryejnë shërbimet, pas ndalimit të dinarit.

“Posta e Kosovës do të ndërhynë në pjesën veriore, që edhe ndërhyrja në Rajska Banja në komunë të Zveçanit, ne e kemi edhe në kuadër të Komunës, por shtrirja duhet me qenë në qendër të qytetit dhe sigurisht ajo do të ndodh në katër komunat sepse është nevoja për shërbimin e qytetarëve në pjesën veriore sepse nevojat janë të mdhaja”, tha ai.

Muaj më parë, Policia e Kosovës pas një aksioni në katër komunat veriore, ka mbyllur gjashtë objekte financiare serbe, në të cilat dyshohej për veprimtari të kundërligjshme.

JU REKOMANDOJMË