Momenti kur ushtarët serbë ikin nga Kosova

Publikuar më:

Kosova dje shënoi 25-vjetorin e Çlirimit të vendit, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë brenda territorit të Kosovës, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë.

Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Në  vëmendjen e publikut janë rikthyer  pamjet që tregojnë gëzimin e popullit të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s por edhe momentet e disfatës së trupave serbe dhe largimit të tyre nga Kosova.

Ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi publikoi disa fotografi të vitit 1999, disa ditë pas çlirimit.

Ai ka thënë se më shkë me disa gazetarë të tjerë, hynë në Prishtinë më 12 qershor 1999 për të raportuar mbi situatën.

Foto

JU REKOMANDOJMË