Kritiku i artit me fjalë të mëdha për skulpturën e Leutrimit: Sabriu me këtë vepër ka manovruar profesionalizëm

Publikuar më:

Skulptura e artistit nga Mitrovica, Sadri Behramaj, ka përthekuar Kosovën dhe më gjerë me fuqinë e mesazhit që ka ky rrëfim i derdhur në bronz.

Punimi i figurës së Leutrimit 7 vjecar që u vra mizorisht nga copa e një granate që u hodh nga serbët, ka rënë në sytë e të gjithëve, shkruan “Jepi zë”.

Po ashtu edhe në sytë e prehtë të kritikut të artit, Naser Shatrolli, i cili ka thurur fjalë të mëdha për veprën dhe mesazhet e saj.

Shatrolli e ka vlerësuar lartë punën e skulptorit Behramaj, duke e konsideruar atë si një arritje kulmore artistike.

Gjeni të plotë kritikën e tij:

MONUMENTALIZMI I NJË FËMIU TË VRARË
Autor i veprës: Sabri Behramaj
Nga perspektiva anatomike dhe filozofike autori ka depërtuar fuqishëm në psikologjinë e plagës së trupit dhe të lidhjes së personazhit me librin që mund të interpretohet si ilaq mashtrues apo si fashë trupore në momentin tragjik.
Profesionalisht, skulptori Sabri Behrami ka tejkaluar gardhin emocional duke u distancuar nga situata që do të mund ti shkaktonte në proces rrethana e rënjes së fëmiut.
Vendosja mbi një podium të bardhë të personazhit është meteor syqeltësie në relacion me mendimin që fëmiu me emër dhe mbiemër, ka për jetën dhe që nuk do të ndahet nga libri, nga nëna, nga rrita, nga qumështi i mëngjesit, nga shikimi i Tij njomak, nga të mbathurat e thjeshta dhe nga aureola e modestisë.
Nënteksti i tekstit është i gjithashëm, një version është kështu: Nga ajo që duket – djali ka ndërruar jetë pa e kuptuar që njeriu është shkaktari, ose, dora e njeriut është shkak-pasoja e sëmundjes së armës, siç e thotë vet Leotrimi ‘’Nënë jam sëmurë’’.
Pra, plumbi në interpretimin e Tij është sëmundje e vjetër që adresën e ka në kolltuqet e lëkurës së politikës, në Beograd.
Në kuptimin e figurshmërisë, autori nëpërmes syve të Tij, ka ideuar kultin e virgjërisë shpirtërore, sikundër që, mëdyshja është prezente, është dhe trauma e heshtur, të cilës për fatin e Tij të ‘’mirë” nuk di ti jap shpjegim sepse është në fazën kur duhet mësuar alfabetin dhe shkrim leximin e startit të jetës.
Imazhi qëndron në harmoni të plotë me kontekstin, sikundër që, dhembja e plagës vërehet, madje , kërrusja dhe këmbët e lëshuara ja diktojnë limiton kohor të monumentimit mbi mur, ndërsa, momentumin e shkëputjes nga jeta autori e ka fshehur duke i dhënë forcë imazhit, shikimit, ngrohtësisë, bukurisë, mendimit pozitiv, dashurisë që ai ka për botën.
Sabriu me këtë vepër ka manovruar profesionalizëm, ka dëftuar maturi, urtësi, e bukura, kurimit te veprës prerjet dhe dimensioni kuptimor dhe përmbajtjesor të veprës janë të qarta. Nga perspektiva e ”fajësisë” për të cilën nuk besoj se do të ketë ndëshkim LIGJOR ndonjëherë, vepra e Sabri Behramit, ka për të qenë çekan ndëshkues për dorasit dhe për mendjet e tilla që vazhdojnë të godasin në trupin dhe ëndrrat e fëmijëve nëpër vende konfliktuoze edhe më tej.
Është vepër minimaliste por që ka karakter monumental, në dukje është e përmasave reale të një fëmiu të zakonshëm – megjithatë, do të mbetet në kujtesën e njerëzimit si gjykatë ndërkombëtare për drejtësinë e të padrejtëve, do të jet mbase kopertinë e zezë për Akademitë Shkencore dhe për mendjet e ndritura në relacione rajonale dhe ato ndërkombëtare, do të ngrisë në qështje jetike dorën e majtë me të cilën e mbulon mizorinë e mizorëve dhe dorën e djathtë me të cilën mban librin e mbamendjes.
Tani, ka ardhë momenti kur duhet përballet vepra e Tij me sytë e të gjithëve.
Megjithatë, për mua, kjo vepër, do të shërbej për pajtesë globale, ky fëmij që në bërthamë ka shpirtpaqësinë e Nënë Terezes, në strumbull të shikimit thërret për paqe.
Më riktheu imazhet e nazizmit të ditarit të Anne Frankut!

JU REKOMANDOJMË