Denoncohet për kërcënim deputeti i VV-së Armend Muja, Prokurori i Shtetit nis hetimet

Publikuar më:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është denoncuar të mërkurën për kanosje nga një qytetar në Prishtinë.

Për rastin tashmë është iniciuar rasti me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kanë nisur hetimet, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, hetimi për të zbardhur këtë rast ka nisur si rezultat i denoncimit nga ana e viktimë, i cili e ka raportuar deputetin Muja dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima po pretendon se Armend Muja e ka ndalur në rrugë të mërkurën pasdite, në rrugën “Ndue Përleshi” dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese.

Sipas dëshmisë së tij, të dhënë para hetuesve policorë, Muja i ka thënë viktimës “A je ti… (emri dhe mbiemri që s’do t’i publikohet për momentin), o shikofc i bradashit, do ta shohësh kush jam unë”, thonë tutje të njëjtat burime.

Viktima ka deklaruar se është ndier i kërcënuar nga deputeti Muja, prandaj ka vendosur që ta njoftojë Policinë e Kosovës.

Pasi janë marrë informacionet e para për rastin, Prokurori i Shtetit ka vendosur që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Kanosje” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme

Ndërsa sipas Mujës, nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi, por bisedë, për siç thotë ai, cenimin e privatësisë nga ky person ndaj tij dhe familjes të tij.

“S’po di për çfarë kanosje. Jo jo, çfarë kanosje, s’bohet fjalë. Ky është një raportim që unë do ta bëj ndaj tij. S’kom pasë kurrfarë rasti me të. Unë do ta raportoj se nuk ka pasur kanosje aty. Ai po e cenon privatësinë tonë si familje. Kjo është ajo çfarë i thash. S’bëhet fjalë për kanosje. I njëjti po e cenon privatësinë dhe i thash se do ta raportoj në Polici. Kaq ka pasë.” – tha Muja.

Tutje, deputeti u shpreh se personi në fjalë po i përcjellë në vazhdimësi fëmijët dhe gjithë familjen, e madje edhe po i filmon – duke shtuar sërish se do ta raportojë ai të njëjtin.

“Motivet e tij janë të cilat unë dyshoj, ky është kojshi, m’i përcjellë fëmijët edhe familjen tem, incizon kah të shkojnë, më incizon mua, ka vendosë kamerë në banesën e tij… kjo është cfarë i thash, se kjo nuk i lejohet. S’merrna unë me këto punë, por po cenohet privatësia. Për motive të ulëta, ne jemi deputetë, por jo familjet tona. Kaq

JU REKOMANDOJMË