Zyrtarizohet koalicioni VV-PDK

Publikuar më:

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka zyrtarizuar koalicionin qeverisës me PDK-në.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se kanë mbajtur takimin në parë të Bordit të drejtorëve, në mesin e të cilëve dy shihet që janë nga radhët e PDK-së, si Fatmir Rudari (ish-shef i Grupit të këshilltarëve të PDK-së në mandatin e kaluar dhe Antoneta Ejupi.

“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar Bulliqi.

Tutje ka thënë se ekipi me të cilin do të punojë në katër vitet e ardhshme është ky:

Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu,

Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi,

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani,

Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu,

Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu,

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi

Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie Shatrolli Mehmeti,

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari,

Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi,

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj,

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu.

Kryetari i Podujevës ka shkruar se ekzekutivi shpejt do të plotësohet edhe me drejtorin e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit.

Pos dy drejtorive, atë për Bujqësi dhe të Administratës, PDK ka marrë edhe kryesuesin e Kuvendit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.