Zyrtare: VV-ja e mposht PDK-në në veri për 33 vota

Publikuar më:

Vetëm 33 vota kanë bërë dallimin në mes të VV-së dhe PDK-së, në garën për vendin e dytë në Komunën e Mitrovicës Veriore.


KQZ-ja ka shpallur rezultatin përfundimtar ku konfirmohet kandidati i Listës Serbe si kryetar i ri me 89.5% të votave apo 7916 vota, shkruan “Jepi zë”.

Mirëpo, gara e vërtetë ishte për vendin e dytë. Për atë luftonin PDK-ja e VV-ja, e ku fituese doli kjo e dyta me 4% duke lënë prapa PDK-në me 3.06%.

Sipas rezultateve, Erden Atiq mori 351 vota, ndërkaq Florent Azemi i PDK-së mori 318 vota.

Kjo shënon edhe një fitore të VV-së pasi, përveç Podujevës, ajo përmbysi rezultatin edhe në veri.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.