Zyrtare: Miratohet shtrenjtimi i rrymës për kosovarët

Publikuar më:

 

Bordi i Zyrës se Rregullatorit të Energjisë ka miratuar propozimet për aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale. Raportet në fjalë janë miratuar më shumicë të votave, por nuk është treguar se sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike

Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, nuk ka treguar se sa për qind do të shtrenjtohet rryma edhe pas insistimeve tw shumta të gazetarëve.

Pas miratimit të këtyre raporteve, ai ka kërkuar nga gazetarët që të lirojnë sallën, meqenëse pika e radhe ishte shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve.

Fejzullahi ka thënë se përmes një komunikate për media do të jepen më shumë detaje.

“Ne do ta lëshojmë edhe një komunikatë për media dhe do ti shihni të gjitha detajet”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.